Ad imageAd image

Gjermania dhe Franca, për një rireformim europian

1 min lexim

Gjermania dhe Franca duhet të mbledhin forcat që të ndërtojnë një unitet më të madh në Europë.

 Presidenti francez Emmanuel  Macron i ka bërë thirrjë Gjermanisë të mbështesë propozimet për reforma të Francës.

Macron ka thënë se ka parë një “Gjermani ambicioze, që e do Evropën, që e vlerëson Evropën”, por gjithashtu ka zëra në Gjermani që sugjerojnë se Franca nuk është serioze dhe dëshiron që ta reformojë Evropën për qëllime të veta.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Por, zgjohuni. Franca ka ndryshuar”, ka thënë Macron.

“Franca ka bërë reformat e saja të shumëpritura. Franca dëshiron një Evropë për Evropën, e jo për veten e saj”, ka thënë presidenti francez.

Sipas Macron, një Evropë e re duhet të ndërtohet mbi solidaritetin dhe konvergjencën, dhe për këta arsye, ai ka thënë se beson “në një eurozonë më të fortë dhe më të integruar në buxhetin e saj që do të mundësonte investime në konvergjencë”.

Ndani këtë artikull