Presidenti famëkeq i Shteteve të Bashkuara po bëhet çdo ditë e më shumë i tillë për shkak të skandalit të marrëdhënies së tij të fshehtë me yllin e pornos Stormy Daniels.
Pak javë më parë avokati i tij personal Michael Cohen ka pranuar se i ka paguar Daniels rreth 130 mijë dollarë në bazë të një kontrate konfidencialiteti.
Këto para shërbyen për t’i mbyllur gojën aktores së pornos megjithëse kjo metodë funksionoi për një kohë të shkurtër. Donald Trump për herë të parë ka pranuar të flasë rreth këtij skandali duke i’a lënë të gjithë fajin avokatit të tij.
Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në bordin e avionit “Air Force One”, kreu i shtetit tregoi se nuk është në dijeni të kësaj shume të paguar për Stormy Daniles.
“Nuk di asgjë se nga kanë dalë këto para” -u shpreh Trump teksa nënkupton se pyetjet lidhur me çështjen i duhen drejtuar avokatit të tij Michael Cohen.