Ad imageAd image

Gjermani/ Një automjet përplas këmbësoret, mbeten 3 të vdekur e mbi 30 të plagosur

1 min lexim

Kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh ditën e sotme, ndër to edhe shtypje të këmbësorëve. Një rast i tillë ka ndodhur në Muenster, qytet perëndimor në Gjermani, ku flitet për të paktën 3 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.

Mediet gjermane raportojnë se policia është aktualisht e përfshirë në një operacion masiv. Sipas “Spiegel”-it, një automjet u përplas mbi këmbësorët, gjë që konfirmohet edhe nga policia, që po e konsideron këtë rast si një sulm. Në revistën online shkruhet gjithashtu se autori ka vrarë edhe veten pas ndodhisë.

“Situata mbetet konfuze për momentin”, shkruan policia në “Tëitter”. Numri i të prekurve sipas zëdhënësit të Departamentit të Zjarrfikëses shon deri në 50 vetë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Raportohet se pjesë të tëra të qendrës së qytetit janë mbyllur, ndërsa helikopterë emergjencash janë dërguar në zonë, që po bëjnë të mundur dërgimin e të plagosurve në spitale.

Nga hetuesit në vendngjarje nuk përjashtohet mundësia e ndonjë eksplozivi në zonë, për të cilin po kryejnë kërkime. Policia u bëri thirrje banorëve në zonën e ngjarjes të shmangin lëvizjet.

Ndani këtë artikull