Maqedonia po braktiset nga mjekët, zgjedhin Gjermaninë

Diel, 08 Prill 2018 19:40

Mjekët maqedonas kanë zgjedhur t’a braktisin vendin e tyre dhe t’i drejtohen Evropës perëndimore për të punuar. Ky është një fenomen që po rrezikon seriozisht shëndetsinë në Maqedoni, ku mjekët kanë paralajmëruar se problemi mund të bëhet edhe më serioz pas informacionit se Gjermania kërkon 17.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në sektorin e kujdesit, edhe pse vende të lira ka edhe më shumë.

“Kolegët tanë të cilët shkuan në Gjermani thanë se kanë një pagë prej 3.000 euro që në fillim dhe menjëherë vlerësohet se kush në cilën sferë mund të pozicionohet ndërsa marrin edhe ftesë për specializim brenda një viti”, thotë Liljana Çollakova Dervishova nga Shoqata e mjekëve privatë të Maqedonisë, raporton Alsat-M.

Mjekët kërkojnë një Strategji Kombëtare për Planifikimin e Personelit në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor.

“Një pjesë e madhe e të rinjve do të largohen nëse shteti nuk do të marrë masa”, thotë kardiokirurgu Zhan Mitrev.

Shoqata e mjekëve privatë thotë se nevojitet që të gjenden mënyra për të stimuluar mjekët.

Mungesën e mjekëve specialistë tashmë e ndjejnë qytetarët. Për disa kontrolle dhe regjistrime pritet edhe me muaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...