Ad imageAd image

Hungari, Viktor Orban, konfirmohet sërish si kryeministër, merr mandatin e tretë

1 min lexim

Viktor Orban zgjidhet sërish si kryeministër i Hungarisë, duke fituar mandatin e tij të tretë në zgjedhjet e përgjithshme të cilat u zhvilluan të dielën.

Sipas raportimeve të Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve në Hungari, partia e Fidesz ka marrë 50% të votave. Kështu kjo parti do të mbajë 2/3 e vendeve në Parlament.

Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së dielës, 54-vjeçari Orban nënvizoi se, fitorja e tij i dha hungarezëve një “mundësi për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur Hungarinë”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pjesëmarrja në votimin e së dielës ishte rreth 69%, pothuajse një rekord ky për Hungarinë. Mendohej se një pjesëmarrje e tillë do të favorizonte kundërshtarët e kryeministrit, por nuk ndodhi kështu. Partia Jobbik u rendit e dyta, me 20% të votave, ndërsa socialistët të tretët, me 12% të votave.

Ndani këtë artikull