Ad imageAd image

Ja çfarë deklaron Macron për Sirinë, ” kam prova…”

1 min lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me sulmin e fundit kimik në Siri, ku ka akuzuar qeverinë siriane si përgjegjësen kryesore të kësaj tragjedie.

Në një deklaratë, Macron ka thënë se ka prova se Bashar Al-Assad ishte indicia e një sulmi të këtij lloji. Ai ka shtuar se po pret momentin e duhur për të nxjerrë faktet në tavolinë.

Ndërkohë që vendet perëndimore thuhet se po përgatiten për të kryer sulme raketore kundër forcave ushtarake siriane.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zëdhënësi i Rusisë, Dimitry Peskov e ka dënuar rëndë këtë vendim të perëndimit, duke thënë se nëse ky plan është i vërtetë atëherë situata e luftës rrezikon të përshkallëzojë.

Për shkak të kësaj gjendje të krijuar dhe përfshirjes së Francës në këtë mersele, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka anulluar ditën e sotme vizitat zyrtare në Ballkan.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull