Ad imageAd image

Ndërron jetë 2-vjeçari që tërhoqi vëmendjen e botës

1 min lexim

Alfie Evans, fëmija që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve anembanë globit ditët e fundit, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin për vdekjen e Alfie Evans, e dhanë prindërit e tij, Kate dhe Thomas Evans, nëpërmjet një statusi në facebook.

“Gladiatori im hapi krahët dhe fluturoi lart sot në 2:30 të mëgnjesit, ndihemi shumë të dëshpëruar”, shkruan babai i tij Tom Evans.

2-vjeçari kishte më shumë se 1 vit që mbahej me aparatura pasi vuante nga një gjendje degjenerative neurologjike. Që kur lindi, më 9 maj 2016, ai ka qenë në një gjendje gjysmë-vegjetative.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rasti i tij u bë i njohur në të gjithë botën pasi Gjykata e Lartë në Mariland vendosi që djaloshit t’i fikeshin aparaturat dhe të lihej të vdiste në shtëpi.

Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e veta 2-vjeçarin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

fundi

Ndani këtë artikull