Ad imageAd image

Raporti i Komisionit Evropian: Turqia, më larg se kurrë BE-së

1 min lexim

Me raportin e fundit Komisioni Evropian tashmë i ka vendosur një barrierë të madhe rrugës së Turqisë për në Bashkimin Evropian. Në këtë raport thuhet se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga familja evropiane.

Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me mbi gjendjen e negociatave të anëtarësimit. Disa media gjermane si Welt am Sonntag shkruajnë se sipas raportit ka “pengesa serioze” në fushat kyçe të sundimit të ligjit, të të drejtave themelore, të reformës së administratës publike dhe lirisë së shprehjes.

Ndani këtë artikull