Ad imageAd image

Zyrtare – Donald Trump zgjidhet president i 47-të i SHBA-ve

1 min lexim
 

Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve.

Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.

Kur janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.

Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat.

Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.

Ndani këtë artikull