Deklasifikohen dokumentet e CIA, SHBA ndaloi Greqinë të pushtonte Jugun e Shqipërisë

E mërkurë, 09 Janar 2019 16:24

Së fundmi CIA ka deklasifikuar disa dokumente sekrete me fakte tronditëse që tregojnë planet e Greqisë për të pushtuar Jugun e Shqipërisë menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për  dëshmi që tregojnë se si SHBA ka ndërhyrë në kohën e duhur për të parandaluar një intervim të ushtrisë greke në të ashtuquajtura zona të Vorio-Epirin Brenda territorit tonë.

Janë zbardhur mjaft dokumente, përfshirë edhe përmbledhjet e telegrameve diplomatike dhe komentet e CIA-s të cilat tregojnë se ambasadorët e Uashingtonit në Ballkan ishin të shqetësuar për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake greke në Shqipëri, raporton skai.gr.

“Në mars të '49-ës, ambasadori i SHBA në Beograd vlerësoi se Greqia mund t'i propozonte Kombeve të Bashkuara  të vepronte si garantues për kufijtë e pandryshuar në atë kohë në Ballkan. Pastaj ambasadori tha se Athina mund t'i mohojë pretendimet e saj ndaj Shqipërisë jugore, me kusht që Jugosllavia, Shqipëria dhe Bullgaria të pranonin ndarjen e kufijve të tyre” shkruhet mes të tjerave në këtë dosje tashmë të deklasifikuar.

Në një tjetër dokumentet tregohet se Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit amerikan në Greqi, t'ia bëjë absolutisht të qartë qeverisë, “se Shtetet e Bashkuara janë absolutisht kundër një hyrje të mundshme të ushtrisë kombëtare në Shqipëri, në operacionet kundër gueriljeve komuniste greke”.

Sipas kësaj dosje, pushtimi i mundshëm grek i Shqipërisë nga Greqia shqetësonte veçanërisht edhe Titon, i cili në shtator të vitit 1949 i tha ambasadorit amerikan, se një zhvillim i tillë do të bënte "më të vështirë" situatën për Jugosllavinë. Ai i bëri thirrje SHBA-ve që të ndërmjetësojë në mënyrë që Athina të mos lëvizë kundër Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...