“E mirë që mund të na japë Zoti, është largimi jot nga pushteti”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën (FOTO)

Hënë, 30 December 2019 14:21

Tashmë, prej tërmetit të 26 nëntorit rituali i mëngjesit i kryeministrit Edi Rama për të bërë propagandë janë fjalët e shenjta, duke i postuar në faqen e tij në rrjetet sociale.

Herë poston fjalë të Biblës, herë të Kur’anit apo edhe të Fletores së Bektashinjëve. Madje shpesh herë i deformon ashtu siç i vijnë përshtat atij për të bërë propagandë.

Sot, ka postuar një citat nga Bibla: “Zoti premton të nxjerrë diçka të mirë nga furtunat shkatërruese që sjell në jetët tuaj.”

Por, po t’iu hedhësh një sy komenteve poshtë ato s’janë aspak në krah të tij. Ata duken të tejngopur nga propaganda fasadë e kreut të qeverisë dhe kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj tij.

 

Një komentues i është kundërpërgjigjur se e vetmja e mirë që mund t’iu japë Zoti shqiptarëve pas tërmetit tragjik është largimi i tij nga pushteti.

Disa të tjerë i renditin problemet e shumta që kanë qytetarët shqiptarë, ndërsa një tjetër i drejtohet se edhe pak edhe do sfidosh vetë Zotin dhe do thuash se Zoti jam unë.

“O Edi te kam pa mbreme ne enderr dhe te kam thene qe ik per gjueti qe te qetsohesh.” – shkruan një komentues tjetër.

Lexoni disa prej komenteve më poshtë:

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...