BE i kërkon FB t’i përshtatet standardeve evropiane

Tuesday, 18 February 2020 09:18

Komisioneri i BE-së për industrinë, Thierry Breton, tha të hënën se i takon Facebook-ut t’i përshtatet standardeve të Evropës, e jo anasjelltas.

Ai i kritikoi si të pamjaftueshme rregullat e reja të propozuara nga gjiganti amerikan i mediave sociale.

Komentet e drejtpërdrejta u bënë pas një takimi të shkurtër që zoti Breton pati me kreun ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, dhe dy ditë para se ai të paraqesë serinë e parë të rregulloreve që synojnë të frenojnë gjigantin amerikan të teknologjisë dhe kompanitë kineze të subvencionuara nga shteti.

“Nuk na takon neve t’i përshtatemi kësaj kompanie, i takon asaj të na përshtatet neve,” tha për median zoti Breton, ish-Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Orange të Telekomit Francez, dhe i kompanisë teknologjike Atos.

Zoti Zuckerberg u kishte thënë më parë gazetarëve se ai kishte patur një bisedë të gjerë dhe të mirë me zotin Breton.
Breton tha ndërkaq se ai do të vendosë deri në fund të vitit nëse do të miratohen rregulla të ashpra si pjesë e ligjit për shërbimet dixhitale për rregullimin e platformave në internet dhe përgjegjësive të tyre.

Ai hodhi poshtë një dokument diskutimi të publikuar nga firma Facebook të hënën që hedh poshtë ato që dokumenti i cilëson si rregullore ndërhyrëse.

Shefja e drejtësisë e BE-së, Vera Jourova, e cila gjithashtu u takua me zotin Zuckerberg, u shpreh po aq këmbëngulëse lidhur me rolin që duhet të luajë Facebooku në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe manipulimit të zgjedhjeve në internet.

“Facebook nuk mund të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë dhe Zuckerberg duhet t’i përgjigjet pyetjes se çfarë lloj kompanie duan të jenë dhe cilat vlera dëshirojnë të promovojnë,” tha ajo në një deklaratë. Komisioneri i BE-së për industrinë, Breton, do t’i njoftojë propozimet të mërkurën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...