Gazeta gjermane:Dredhia e Grenellit

Saturday, 27 June 2020 19:36

Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, shkruan se qëllimi i Richard Grenellit ishte që me një dredhi të quajtur “samit paqësor” të tërhiqte trupat nga Kosova para zgjedhjeve në SHBA. Në një koment të botuar në numrin e së shtunës gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” kërkon angazhim serioz të europianëve në Kosovë. Gazeta nga Müncheni shkruan:

 

“Kur një amerikan dëshiron të shquhet për ndonjë punë në Ballkan, ai me gjasë duhet ta ketë emrin Richard. Diplomati legjendar Richard Holbrooke arriti të imponojë paqen pas luftërave të përgjakshme të viteve 90-të, ky ka qenë kontributi më i madh negociator pas Luftës së Ftohtë. Pasardhësi i tij i padenjë Richard Grenell për fat të mirë dështoi me dredhinë e tij. Samiti paqësor i iniciuar prej tij mes Serbisë dhe Kosovës ka dështuar, sepse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po ballafaqohet me një aktakuzë si kriminel lufte”.

Sipas “Süddeutsche Zeitung” motivi i Grenellit ishte shumë i thjeshtë: qëllimi i tij ishte “të ndërtonte një skenë” për tërheqjen e trupave amerikane nga Ballkani, para zgjedhjeve në SHBA.

“Për të arritur këtë qeveria e Trumpit do të pranonte shkëmbime territoriale mes Serbisë dhe Kosovës dhe një rritje masive të ndikimit kinezo-rus në rajon. Përpjekjet e mundimshme të BE-së për paqësimin dhe integrimin e rajonit do të hidheshin në ajër me një goditje. Brenda një jave qeveria e SHBA-ve dy herë ka vepruar kundër interesave të shteteve të BE-së. Pas premtimit për vendosjen e trupave amerikane në Poloni (pas tërheqjes së tyre nga Gjermania, v.j.) tani për tani dështoi së paku aksioni i pamenduar në Ballkan. BE tani duhet urgjentisht dhe me krejt fuqinë që ka të dëshmojë ndikimin e saj në të dy këto arena. Europa dhe fqinjët e saj nuk duhet të lejojnë të dëmtohen nga SHBA-të gjatë javëve, shpresojmë të fundit të Trumpit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...