Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kontrollon procedurat e shembjes vendos: Teatri Kombëtar të rindërtohet ku ishte dhe siç ishte!

E Enjte, 02 July 2020 10:35

Tani SPAK-u ka në dorë edhe materialin e një organi kushtetues të specializuar, ku konstatohen shkelje ligjore dhe vjedhje e pronës publike. Edi Rama nuk ka firmosur asnjë shkresë zyrtare personalisht, por ia ka lenë zv/kryeministres si dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke ua faturuar atyre përgjegjsinë penale kur SPAK-u të tund prangat ndonjë ditë për këtë mega aferë korruptive
02/07/2020 08:21
Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kontrollon procedurat e shembjes vendos: Teatri Kombëtar të rindërtohet ku ishte dhe siç ishte!
Bujar Leskaj para largimit të tij si kryetar i KLSH, pasi i ka mbaruar mandati kushtetues, ka firmosur ndjekjen penale për krejt kupolën e qeverisjes qëndrore dhe lokale në lidhje me shembjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar. Leskaj tregoi se mbetet njeri kurajoz dhe korrekt me ligjin. Ai nuk u josh nga ofertat apo nuk u frikësua nga presionet e qeverisë që ta mbyllte këtë aferë të pastër korrupsioni gjigand.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Institutin e Monumenteve të Kulturës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Një audit i bërë nga ekspertët e KLSH ka nxjerrë një sërë shkeljesh nga Instituti i Monumenteve, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria të cilët kanë kryer me aktin e shkatërrimit të godinës historike dhe që duhet të përgjigjen penalisht.

 

Shkeljet e institucioneve kryesore në vend nisin që me vendimet që e nxjerrin Teatrin Kombëtar dhe truallin përreth nga zona e mbrojtur historike e Tiranës. KLSH i cilëson si të jashtëligjshme vendimet e qeverisë “Rama” në vitin 2018, të cilat lejonin nisjen e ndërtimeve në pjesën historike të Tiranës ku ndodhej dhe godina e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, KLSH denoncon dhe vendimet e Bashkisë së Tiranës, e cila ka lejuar ndërtime të reja në një zonë të trashëgimisë historike e cila ishte e mbrojtur nga ligji.

Duke renditur shkeljet ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga institucionet qe kryen dhe lejuan shembjen e godinës të rindërtojnë Teatrin Kombëtar në të njëjtin vend dhe në të njëjtin stil siç ka qenë më parë.

“IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt”,– thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Auditi i KLSH nisi pas shembjes me dhunë policore të godinës së Teatrit Kombëtar me 17 maj. Denoncimet publike ndaj aktit barbar të shkatërrimit të historisë së Tiranës nuk kanë munguar edhe më parë, por me vendimin e KLSH jepet një panoramë më e plotë e gjithë institucioneve që kanë shkelur ligjin. Shkeljet nisin me nëpunësit e Ministrisë së Kulturës dhe përfundojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama që urdhëroi shembjen. Nëse do të ketë hetim serioz nga drejtësia, pra SPAK, radha e zyrtarëve që do të merren në pyetje dhe mund të përballen me gjykata do të jetë shumë e gjatë. Interesant është fakti se dhe pse kryeministri ishte njeriu që nxiti masakrën dhe shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, emri i tij nuk del në asnjë dokument. Jo pa qëllim kreu i qeverisë ka shmangur përgjegjësinë personale dhe u ka lanë vartësve në ministri dhe bashki gjithë përgjegjësinë penale për shkeljet me trashëgiminë historike. Edi Rama nuk ka firmosur asnjë shkresë zyrtare personalisht, por ia ka lenë zv/kryeministres si dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke ua faturuar atyre përgjegjsinë penale kur SPAK-u të tund prangat ndonjë ditë për këtë mega aferë korruptive.

KLSH është institucion kushtetues dhe ka referuar në prokurori ato shkelje që kanë lënë gjurmë në dokumente. Ndërkohë të gjithë e dinë që pas aferës së Teatrit Kombëtar fshihet korrupsion qeveritar, tendera të falsifikuar, grabitjen e pronës publike dhe shkelje të rënda kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut. Këto krime janë paditur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në SPAK dhe janë denoncuar në të gjithë institucionet ndërkombëtare. Parlamenti Europian, zyrtar të lartë të BE dhe institucione ndërkombëtare, etj kanë dënuar ngjarjen e shëmtuar të 17 majit, ku policia hyri dhunshëm duke rrahur artistët dhe njerëzit e shoqërisë civile.

Në procesin e negociatave me BE, shembja e trashëgimisë historike do të jetë një njollë tjetër e zezë që qeveria “Rama” ka vendosur mbi shqiptarët. Ndërkombëtarët reaguan për shembjen e godinës dhe dhunën ndaj protestuesve që e mbrojtën atë. Akti i shembjes u denoncua dhe qytetarët të cilët protestuan në Tiranë dhe në rrethe kundër sjelljes së qeverisë “Rama”.

Kërkesa e KLSH për rindërtimin e godinës dhe denoncimi e shkelësve të ligjit është pjesë e këtij reagimi normal të atyre pak institucioneve të pavarura që kanë mbetur. Ndërkohë që të gjithë kanë folur, drejtësia e re, SPAK dhe institucionet e tjera ende nuk kanë thënë asnjë fjalë. Gati dy muaj pas krimit të shembjes së Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë qëndrim nga prokuroria dhe institucionet që po hetojnë. Për një krim që u krye në mes të Tiranës, para syve të të gjithave, heshtja e drejtësisë dhe mos ndëshkimi i autorëve është e dënueshme, duke sjellë dyshime të mëdha ndaj organit hetues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...