Sulm ndaj Yllit apo për të futur televizionin nën kontroll?!

Tuesday, 04 August 2020 09:12

 

-Mënyra se si u turrën për të hyrë në mjediset e televizionit, me zhurmë e polici speciale, me armë të rënda dhe reparte antiterrori, të krijon dyshimin se nuk ishte halli shumë te pasuria e Ylli Ndroqit, por për të vendosur nën zap median e cila po kritikonte qeverinë. Pronari i televizionit përgjigjet personalisht para ligjit, por presioni dhe shantazhi ndaj kolegëve gazetarë të krijon bindjen e një shteti policor, që për dreq, duket se do vijë duke u bërë edhe më i rrezikshëm sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion vendosi dje sekuestrimin e pasurive të pronarit të kompanisë mediatike “Yldon Media Grup”, Ylli Ndroqi. Bllokimi aseteve të biznesit dhe mediave “Ora News” dhe “RTV Ora”, sipas prokurorisë, lidhet me një procedim pasuror. Prokuroria thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme (jo prova) se pasuria është vendosur në bazë të aktiviteteve kriminale. Prokuroria rendit çështjet që drejtësia i ka mbyllur për Ylli Ndroqin shumë kohë më parë dhe pasi janë verifikuar disa herë nuk ka gjetur asnjë akuzë të re, përveç dyshimeve. Çështja për të cilën është bllokuar media “Ora News” lidhet vetëm me procedimin për hetim pasuror, një akuzë që mund të ishte sqaruar që kur është ligji për pasuritë ka hyrë në fuqi në vitin 2009. Në padinë ndaj Ylli Ndroqit është interesant fakti se hetimi ka nisur më 21 korrik të këtij viti dhe për më pak se 10 ditë pune prokurorët kanë krijuar bindjen dhe kanë arritur në përfundimin, sipas tyre, se duhet t’i sekuestrojnë që nga makina personale, e cila rezulton e blerë më kredi dhe deri tek televizioni, i cili është jo thjeshtë pronë private, por edhe pasuri publike.

 

Avokatët e Ylli Ndroqit deklaruan dje se do të apelojnë vendimin dhe do të kundërshtojnë gjithë masat që ka marrë prokuroria speciale. Normalisht, biznesmeni Ylli Ndroqi do të vijojë betejën personale në të gjitha shkallët e drejtësisë dhe do të thotë të vërtetën e tij. Në vendimin e djeshëm të SPAK dhe aksionin e Policisë së Shtetit nuk pati vetëm procedim ndaj një biznesmeni, por dhe një sjellje jo normale të shtetit përballë medias, gazetarëve dhe fjalës së lirë. Problemet që SPAK pretendon se Ylli Ndoqi ka me pasurinë, nuk kanë pse të kthehen në një fushatë terrori dhe linçimi shtetëror ndaj medias. Pas deklaratës të SPAK kundër Ylli Ndoqit, dhjetëra forca speciale të RENA-s dhe agjentë të armatosur rëndë të Policisë së Shtetit mësynë në ambientet e televizionit “Ora News” për të bërë sekuestrimin e pronës. E kuptojmë zellin e forcave të rendit për të zbatuar urdhrat e prokurorisë speciale, por nuk kuptojmë çfarë rreziku paraqesin gazetarët dhe punonjës të një televizioni për të zhvilluar një operacion anti-terror. Forca e RENEA-s veprojnë vetëm për eliminimin e personave të rrezikshëm dhe elementëve të grupeve kriminale. Çfarë kriminelësh ndodheshin në studiot e një televizioni? Çfarë vepre penale terroriste bëjnë gazetarët që Policia e Shtetit duhet të dërgojë repartet speciale me maska dhe me automatik? Rrethimi i një media me polici speciale, njëlloj si të përballeshin me kriminelë dhe jo njerëz të medias, vë në pikëpyetje dhe gjithë historinë e procedimit pasuror për median “Ora News”. Aq më e çuditshme duket ky aksion, kur deri pak kohë më parë kryeministri, prokurorët dhe gjyqtarët që sot kanë nisur aksionin ndaj kësa media, ishin të ftuar në studiot e këtij televizioni. Nëse kanë pasur të dhëna që më herët për ato që pretendojnë, përse folën dhe vepruan këto ditë dhe jo kur ishin në dijeni? Apo në momentin që “Ora Neës” nuk u bindet linjave të qeverisë përdoren institucionet e drejtësisë së re si masha për hakmarrje politike?

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se mënyra sesi veproi policia dhe prokuroria tregojnë se qëllimi i institucioneve nuk është Ylli Ndroqi, por bllokimi i medias “Ora Neës”. “Lajmet mbi 25 pasuri me origjinë të dyshimtë të Ylli Ndroqit u shoqëruan nga dyndje e hordhive te narkobanditëve me uniformë të armatosur deri në dhëmbë në ndërtesën e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve “Ora Neës” në mjediset dhe oborrin e këtij televizioni. Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetarëve provon qartë se objekti i vërtet i akuzave nuk është pronari i këtij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe dënuar për implikimin e tij në trafik droge, por janë gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative të tyre për aferat e korrupsionit të shfrenuar të ministrave, të Erion Velisë dhe vet Edvin Hajdutit”,- deklaroi Berisha.

Mënyra se si u turrën për të hyrë në mjediset e televizionit, me zhurmë e polici speciale, me armë të rënda dhe reparte antiterrori, të krijon dyshimin se nuk ishte halli shumë te pasuria e Ylli Ndroqit, por për të vendosur nën zap median e cila po kritikonte qeverinë. Pronari i televzionit përgjigjet personalisht para ligjit, por presioni dhe shantazhi ndaj kolegëve gazetarë të krijon bindjen e një shteti policor, që për dreq, duket se do vijë duke u bërë edhe më i rrezikshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...