Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të mos bëjnë propagandë me shkollat por të sigurojnë shëndetin e nxënësve. ”Përballimi i Covid-19 në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”,- shkruan Kryemadhi në facebook.
Postimi i plotë
Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë. Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.