Xhaferraj:25 prilli referendum.Basha po flet si kryeministër, PD ka mësuar

Tuesday, 29 September 2020 21:34

 

Në lidhje skype me A-Show me gazetarin Adi Krasta në Syri, kreu i PD-së në qytetin e Durrësit, është ndaluar fillimisht te kriminaliteti dhe babëzia ku e ka zhytur këtë qytet kjo maxhorancë, që sipas tij e ka dëmtuar Durrësin më shumë se tërmeti dhe pandemia.

‘Kjo tregon nivelin ku e ka katandisur Shqipërinë kjo qeveri.

Unë perceptimin qytetar e shikoj, e ndjej kudo.

Për mënyrën se si është trajtuar ky qytet, si është vjedhur, ndjej, e prek, e shikoj çdo ditë dhe them se, 2 prilli është referendum, jo votim.

Qyteti po ju them që është prekur shumë më rëndë nga qeveria sesa nga pandemia dhe tërmeti.

Ndërhyrjet në qytet nuk i bëjnë me studime, por interesa korruptive.

Këta janë estabilishment plus, se këta nuk punojnë për biznesin, po për grupët kriminale.’

Xhaferraj komentoi ndërkohë edhe profilin e Bashës dhe ku dallon nga Rama dhe Rilindja.