Ad imageAd image

“Koalicionet siç janë sot” Bylykbashi ngre tonet para mbledhjes së Këshillit Politik: Mazhoranca po bllokon kërkesën për ODIHR

1 min lexim

 

Në nisje të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi foli me tone të ashpra dhe akuzoi mazhorancën për prishje të marrëveshjes së 14 janarit, bllokim të mbledhjes së Këshillit Politik dhe rëndim të ngërçit mes palëve.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas tij, mazhoranca po mban peng dërgimin e kërkesës së tyre tek OSBE-ODIHR, institucion nga i cili opozita e Bashkuar pret opinion për çështjen e garimit të lirë në zgjedhje me koalicionet siç janë sot.

“Kemi kërkuar t’i drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë në koalicione siç janë sot në përputhje me Kushtetutën. Ka dy javë që PS refuzon të dërgojë kërkesën pranë ODIHR. Me këtë veprim bllokon marrëveshjen e 14 janarit si dhe po bllokon mbledhjen e Këshillit Politik, ata po ashtu po vënë në rrezik edhe procesin e hapjes së negoaciatave me BE”,- tha Bylykbashi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull