A ka pasur tentativë për të ndarë Kosovën? Grenell: S'kam negociuar kurrë për këtë çështje

E Enjte, 19 Janar 2023 22:02
 
 
 

Richard Grenell thotë se ai nuk ka negociuar kurrë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë. 

Në Çim Peka Live, Grenell tha se kishte dëgjuar që zyrtarë amerikanë e kishin ngritur si çështje më parë, por ai vetë s'ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë të kësaj natyre. 

 
 
 "Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide", tha Grenell. 
 
 

Peka: Z. Grenell. Albin Kurtin e njoh shumë mirë. Njoh rritjen e tij politike nga momenti që ka qenë në burgjet serbe. Albin Kurti e ka shumë të vështirë të pranojë apo firmosë marrëveshje. E kjo është një gjë e provuar edhe ai e pranon. Argumentet që i janë dhënë Kurtit në atë kohë, sa korrekte është pretendimi i një pjesë të mirë kosovar dhe politik se ka pasur një tentativë reale për të ndarë Kosovën. A ka pasur një tentativë për ta ndarë Kosovën?
Grenell:
 Nëse e keni fjalën për shkëmbim territoresh, se me këtë doni të thoni ndarje të Kosovës, unë nuk kam qenë kurrë i pranishëm në një bisedë të tillë. E kam pasur shumë të qartë, nuk e kam biseduar, shikuar kurrë si një opsion. Nuk kam folur kurrë për këtë, nuk kam negociuar kurrë për këtë çështje. Kam dëgjuar njerëzit të thonë se zyrtarët amerikanë më parë e kishin ngritur si çështje. Nuk jam në dijeni dhe si ambasador i SHBA në Gjermani, kancelarja Merkel gjithmonë më ka thënë se nuk do të ketë një rishkrim të kufijve në Europë edhe pse ajo lejoi çfarë i ndodhi Krimesë dhe nuk bëri ç’mos për të mos ndryshuar kufijtë. Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide.

 

Peka: Vazhdimisht keni kritikuar Albin Kurtin dhe keni qenë një përkrahës dhe tani shprehni keqardhjen se ish-presidneti Hashim Thaçi, ish-lideri i UÇK-së tani është në Hagë. Çfarë ju bën të mendoni se Thaçi ishte një zgjidhje më e favorshme për Kosovën se Albin Kurti.
Grenell:
 Shiko, unë kam negociuar mes presidenti Vuçiç dhe Thaçit. Kam negociuar mes Hotit dhe Vuçiç, kam diskutuar idetë mes Vuçiç dhe Kurtit dhe e kam parë se si kanë reaguar të tre liderët në Kosovë. Mund të ju them të paktën nga përvoja ime se Thaçi ishte një njeri largpamës dhe përpiqej ti jepte zgjidhje problemeve. Sigurisht që kishte marrëveshje të shumta. Ne kemi nënshkruar 4 marrëveshje kur isha iu dërguari i Presidentit, por edhe pas kësaj ka pasur marrëveshje si ajo e Brukselit, marrëveshje të tjera Europiane. Nuk mendoj se problemi tani është se duhet të negociojmë marrëveshje të tjera. Tani çështja është zbatojmë marrëveshjet e arritura. Të ulemi në tavolinë dhe ti luftojmë problematikat, ti zbatojmë marrëveshjet. Por nuk e shoh Albin Kurtin ta bëjë këtë. E shoh më shumë të përdorë mekanizma ligjor për të thënë se unë nuk jam i detyruar ta bëjë këtë, se duhej ta kishte firmosur filani dhe filani, apo se ata bënë gabim që e firmosën. Por nëse ne duam të krijojmë stabilitet ekonomik dhe ta rrisim ekonominë që të rinjtë të qëndrojnë këtu, duhet ti lëmë fjalët politike dhe ti kthehemi bashkëpunimit ekonomik. Unë nuk e shikoj këtë qasje te Albin Kurti. Ai flet për shumë çështje politike dhe jo ekonomike. E kam parë të refuzojë çështjet ekonomike, dhe flet për njohjen. Ndoshta kjo është një deklaratë kundërshtuese, por e kam thënë edhe në Serbi dhe Kosovë dhe do ta them edhe këtu në Shqipëri; njohja nuk do të të sjellë ushqim në tavolinë, njohja nuk do t'i bëjë fëmijët e t'u të duan të rrinë në Kosovë. Njohja është një çështje politike që i mërzit politikanët dhe këtë e kuptoj, megjithatë nuk duhet të kërkosh me ngulm këtë. Unë besoj fuqishëm se prioriteti aktualisht është zhvillimi ekonomik, të ju hapësh njerëzve vende pune. Plot njerëz punojnë me shumë mund në këtë vend, sjellin para në shtëpi dhe megjithatë nuk jetojnë ashtu siç e meritojnë, janë gjithë kohës në punë. Nuk kanë mundësi të bëjnë udhëtime dhe të bëjnë pushime. Unë jam rritur në një familje ku nuk shkonim me pushime me avion. Im atë punonte shumë, shtatë ditë në javë ndonjëherë, megjithatë ne nuk shkonim dot me pushime. Unë mendoj se njerëzit që politikanët ju thonë se njohja apo çështjet politike do ju ndryshojnë jetën duhet t’u jap mesazhin se ‘nuk do ju ndryshojë jetën’. Njerëzit kanë nevojë për vende pune te stilit perëndimor, punë të mirëpaguara.

Modifikuar më Premte, 20 Janar 2023 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...