21 janari/ Berisha: Unë nuk komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harrojeni!

Tuesday, 24 Janar 2023 10:24

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha e cilësoi dje manipulim dhe falsifikim nga ana e ishdrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, një material audio, ku pretendohet se kreu i Gardës, Ndrea Prendi, urdhëron vartësit tij të qëllojnë mbi protestuesit, nëse thyejnë perimetrin e sigurisë, në protestën e 21 Janarit.

Berisha ftoi Kryeministrin Edi Rama të heqë imunitetin që i jep Kuvendi si deputet dhe të dëshmojë për ngjarjen e rëndë, teksa shtoi se atë ditë “Rama i solli njerëzit si mish për top”. Kreu i Partisë Demokratike përmendi se ngjarja e 21 janarit është tragjike, ku përpjekjet për marrjen e pushtetit me dhunë lanë pas 4 viktima. Sipas tij, përgjegjësi i vetëm për ngjarjen është kryeministri Edi Rama, i cili njihet dhe si organizator dhe autor i asaj dhune, ku dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të dëshmojë në prokurori.

 

“Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut harroje, por të them këtu u takon mediave t’i thonë të vërtetën e atij manipulimi nuk mund të komentoj unë disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë është një manipulim dhe falsifikim njëlloj si shiriti i 21 janarit ku tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentrali është gjithçka krijesë e Ardi Veliut, tani duke thënë këtë theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekjen për një grusht shteti me dhunë nga ata të cilët unë i kam denoncuar me kohë”, deklaroi kreu i PD-së.

 

Sali Berisha e sfidoi Edi Ramën që të heqë dorë nga imuniteti e të përballet me ligjin, duke i kujtuar edhe porosinë e kohës që sipas tij, komuniteti ndërkombëtar dha për organizatorët e dhunës në protestën e 21 janarit.

“SHBA ka insistuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajë të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar, Edi Ramën do ta ndjekë përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme, pjesa e atyre e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Por meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut i them lëri ato hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizimin e pucit, i solli si mish për top. Familjarët kanë ngushëllimet e mia, por manipulimi i Edi Ramës se donte të vinte në pushtet është makabritet”, theksoi Sali Berisha.

Kreu demokrat përsëriti qëndrimin e tij se protesta e organizuar nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, ishte një grusht shteti. “Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani. Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë dhe shko dëshmo për organizimin e puçit”, deklaroi Sali Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 24 Janar 2023 17:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...