Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

E Enjte, 26 Janar 2023 12:18

“Seanca që përfundoi para pak minutash kishte për qëllim t’i jepte mundësi McGonigal që e pranonte apo jo fajësinë. Ai nuk e pranoi fajësinë për akuzat që janë të lidhura me faktin se ai nuk tregoi të vërtetën për lidhje me persona në SHBA e Ballkan, përfshirë edhe ato me Shqipërinë, lidhur dhe me paratë që kishte kërkuar apo pranuar nga shtetasi shqiptaro-amerikan. Një seancë e dytë do të mbahet në një moment tjetër në të ardhmen. McGonigal foli kur u pyet për çështje teknike, betohej se do të thoshte të vërtetën dhe anëtarët e gjykatës thanë që ai shprehej i pafajshëm. Akuzat u pranuan në gjykatë që të mos lexoheshin. Ishte një seancë rutinë, ku tha se deklarohej i pafajshëm për këto akuza. Të njëjtën gjë bëri edhe të hënën”, tha Kostreci

 

Sipas saj, McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë të identifikuar si Agron Neza dhe Dorian Duçka.

 

“Nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë si personi A dhe B në dosje. U ra dakord që nuk ishte e nevojshme të lexohej aktakuza. Do të ketë një seancë të ardhshme por nuk dihet me saktësi se kur do të mbahet, është e papërcaktuar për momentin, bëhet fjalë për procesin në Uashington dhe procesin paralel në Nju Jork. Emrat e këtyre personave nuk përfshihen në akt-akuzë, identifikohen si A dhe B. Ne arritëm në këto dy emra duke parë përshkrimin e tyre, por ky proces është për McGonigal, i cili si kreu i FBI ka shkelur rregullat”.

 
 

E pyetur nëse ka një listë dëshmitarësh, Kostreci tha: "Është herët për të pasur listë dëshmitarësh kjo ishte seancë paraprake. Seanca e dytë është për t’u përgatitur për këto çështje. Nuk do të doja të spekuloja me këtë se nuk e dimë se kur zhvillohet seanca tjetër”

Modifikuar më E Enjte, 26 Janar 2023 20:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...