Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të bërë jashtë ambienteve të Kuvendit u ndal tek atentati në Don Bosko ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën pesë të tjerë.

 

Berisha tha se vrasësit ndodhen në qeveri, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe ndaj ministrit  të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e quajtur këtë të fundit një kriminel elektoral.

“Kujtoni vrasjen në Don Bosko. Unë i akuzova për ngjarjet kriminale dhe nuk dhanë asnjë përgjigje. Ulsi Manja krimineli elektoral u ngrit dhe deklaroi se ndjehet krenar. Kurrë ndonjëherë parlamenti nuk ka qenë ndonjëherë në këtë shkallë të inkriminimit. McGonigal ka qenë ndërmjetës, e morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal dhe këtë e deklaron ish presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë që kanë qenë këtu në atë kohë. Po dalin të dhëna që e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtar”, tha Berisha.

Ulsi Manja në fjalën e tij në Kuvend tha: Zoti Berisha kur më etiketon si kriminel elektoral ma beso më bën nder. Kur etiketon dikë kriminel raporti është me drejtësinë, unë kam qenë dhe jam i gatshëm të shkoj para drejtësisë. Ti a je i gatshëm të shkosh përpara drejtësisë?