Protestë para KQZ për manipulimin e votimit elektronik në Kamëz: Rezultat i parafabrikuar në makineri

E Enjte, 18 May 2023 12:41

 

Forumi Rinor i PD, kryesisht të rinjtë e bashkisë së Kamzës, kanë zhvilluar sot një protestë përpara KQZ-së për manipulimin e procesit zgjedhor.

Në krye të tyre ishte kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Arjan Hoxha, i cili kishte rival kryebashkiakun Rakip Suli.

 

Hoxha, në një deklaratë për mediat tha: Dua t’ju falënderoj për praninë tuaj për të dëgjuar me mediat së paku, zërin e revoltës së qytetarëve dhe të votuesve të bashkisë së Kamzës, që më datë 14 maj kanë qënë pjesë e një masakre zgjedhore, e parafabrikuar me anë të makinerive, ku nuk është lexuar vota e qytetarëve por janë lexuar të dhënat kompjuterike të parapërgatitura nga aparatet që kanë bërë identifikimin dhe votimin elektronik në Kamëz.

Askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës. Nuk ka asnjë logjikë statistikore, asnjë logjikë elektorale, asnjë perceptim as nga kundërshtari politik i një rezultati të paprecedentë, të thellë, që nuk justifikohet nga asnjë lloj zgjedhjeje, asnjë lloj pritshmërie, nga ne jo, po as nga kundërshtari politik. Kjo ka vetëm, vetëm një formulë të paracaktuar, një rezultat të paracaktuar me anë të leximit elektronik," nënvizoi Hoxha.

Modifikuar më Premte, 19 May 2023 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Politikë

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Politikë

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA...

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...