Shkullaku: Sali Berisha ka 500 mijë vota. Në kampin e opozitës është më i madhi

Premte, 19 May 2023 08:29

 

Për analistin Armand Shkullaku, Sali Berisha është politikani kryesor i opozitës.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se Sali Berisha mori 500 mijë vota, edhe pse e akuzuar, i thanë je non grata, i hoqën emrin, logon e partisë, i hoqën komisionerët, numëruesit, paratë e kohën televizive.


‘Nga fundi kur ne bëjmë analizën e zgjedhjeve/votimeve, del se prap se prap ky është më i madhi brenda gardhit të opozitës’, theksoi ndër të tjerash Shkullaku në SYRI TV.

‘Rezultat në fund, doli që Sali Berisha ka 500 mijë vota. I keq, non grata, i paaftë, nuk premton të ardhme, i të shkuarës, ka gjysmë milioni njerëz që i besojnë këtij. Numëruesit i mori tregu çam. Unë po flas për 500 mijë votues që u çmendën dhe duan këtë.

Nga fundi kur ne bëjmë analizën e zgjedhjeve/votimeve, del se prap se prap ky është më i madhi brenda gardhit të opozitës.

Çfarë kemi thënë përpara? Kemi thënë se ai që është përfaqësues legjitim i një shumice brenda kampit të vet, është normale që duhet të ketë në zgjedhje, logon e vet, drejtuesin e vet, financimin nga taksapaguesit shqiptarë, sepse janë gjysëm milioni që paguajnë taksat. Duhet të ketë komisionerët që ja njeh kodi zgjedhor, herë 2, herë 3 si e kanë ndarë. Duhet të ketë numëruesit në të gjithë Shqipërinë.

Pastaj duhet të ketë kohën televizive, vëzhguesit, e kështu me radhë. Të gjitha këto për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar ju mohuan një force politike. Pra ekipi që është e ardhmja, vendosi që në këtë lojë të caktojë për kundërshtar dikë tjetër. Shorti e kishte caktuar me Real Madritin, ajo tha se do të luajë me Partizanin. Dhe tha se, edhe arbitrin do ta bëj vetë, edhe paratë do ti shpërndaj vetë, edhe ruajtjen e votës do ta bëj vetë. Këtu u prishën rregullat e lojës.

Mua si qytetar më intereson standardi demokratik e jo fati i Berishës, Ramës, apo Alibeajt’, - tha analisti Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...