Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zbuloi hapur skandalin me mënyrën se si miratohet ligji më i rëndësishëm i vitit.
Lindita Nikolla tha në seancë se projektbuxheti i vitit 2024 është miratuar me 83 vota pro.
Por pak më herët, Nikolla tha se janë vetëm 73 deputetë prezent në votim.
Pas publikimit të këtij skandali, Kuvendi nisi një njoftim duke thënë se projektbuxheti është miratuar në parim nga 73 deputetë.
Kujtojmë se sot nuk u votua me elektronikë, por me kartona.