Ad imageAd image

‘Kosova në NATO’, Osmani: Hap i domosdoshëm për paqe e siguri në rajon

2 min lexim

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në NATO.

Osmani theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli, e të cilat do të shërbejnë si mekanizëm shtesë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.
 

Ajo ritheksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe. Në këtë frymë, Osmani tha se ky hap është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Në takim, Lord Peach përgëzoi presidenten Osmani për përpjekjet e saj të vazhdueshme në avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë në këtë kohë sfiduese për paqen në botë.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 

Ndryshe, emisari special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, gjatë ditës ka zhvilluara takime edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ndani këtë artikull