Lajtmotivi i Kuvendit Kombëtar të PD që mbahet sot në Tiranë

Saturday, 02 December 2023 09:54

 

"Ne po bëjmë një luftë për idealet tona, po bëjmë një luftë jo për PD-në, po bëjmë një luftë për Shqipërinë, për pluralizmin politik, për shoqërinë shqiptare. Ky do të jetë edhe lajtmotivi i Kuvendit."

Partia Demokratike e drejtuar nga z. Sali Berisha do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar të saj, që nis në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në njoftimin zyrtar që u bë publik disa ditë më parë, u përcaktua data dhe synimet e tij:

 

 

Kurse më qartë se çfarë do të trajtohet e diskutohet në të e ka shprehur vetë Berisha në takimin që pati me kryetarët e degëve të PD në selinë blu në dt. 29 nëntor 2023. Berisha në fjalën e tij ndër të tjera tha:

 
 

Kuvendi Kombëtar ka dhe do ketë çështje themelore, veprimin ose “opozita në aksion”, “PD në aksion:!

… Ju jeni dëshmitarë se prej më se një muaji, në parlament zhvillohet një betejë, të cilën nuk e ka njohur ndonjëherë parlamenti. Zhvillohet një betejë që ka të bëjë me jetën ose vdekjen e pluralizmit parlamentar. Pra, një betejë që ka të bëjë si asnjëherë tjetër në 32 vite, me sovranitetin e popullit shqiptar.

... Nëse qytetarët, nuk lejohen, nuk mundet të ushtrojnë kontroll mbi qeverinë dhe qeveritarët e tyre, sovraniteti i tërë- edhe ai i brendshmi- ka kaluar në duart e një njeriu. Në një kohë kur ai i takon popullit. Ky është një zerim i fuqisë së një populli në një vend, për të kontrolluar qeverinë e tij. Ne aty, kemi qëndruar dhe do qëndrojmë. Ne nuk largohemi nga parlamenti, kjo të jetë e padiskutueshme.

Kjo qëndresë që bëjnë 43 deputetë, në emër të qytetarëve që përfaqësojnë, kjo qëndresë, me të njëjtën forcë, me të njëjtin qëllim, bllokimin e një pushteti të paligjshëm, bllokimin e një pushteti të paligjshëm në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo hallkë të tij, është detyra jonë më imediate.

Ua them ju këtu dhe ua them të gjithë demokratëve, të gjithë shqiptarëve, pas Enver Hoxhës nuk kemi pasur kurrë një armik kaq të egër të pluralizmit politik, të sovranitetit të brendshëm të vendit.

... Ato për çka luftojmë ne në parlament, janë një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit.

Çfarë është grushti i shtetit brenda shtetit? Është kur një degë e pushtetit merr pushtetin e degëve të tjera.

... Ka një rikthim të plotë të diktaturës, kësaj radhe kjo jo me ideologji marksiste-leniniste, por kësaj radhe me bandat. Kush ia numëroi votat Shkodrës, Mamurrasit, Lezhës, Durrësit, Elbasanit, Lushnjes e me radhë?

Kuvendi Kombëtar pra mblidhet në këtë situatë, për të përcaktuar qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit. Beteja që bëhet në parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi, të këtij vendi.

Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme. Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin, i cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.

A do pranojmë ne të mashtrojmë shqiptarët? Jo. ....Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për të angazhuar anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, të rinjtë në veprim pa kthim, në betejë pa kthim. U takon ju në rrethet ku jeni, në degët ku jeni, të studioni pikat më nevralgjike dhe të merrni veprimet dhe qëndrime bllokuese. Me asgjë nuk tërhiqemi ne.

Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli. Por ama revolta duhet të jetë revoltë. 

Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi. Cilido që e ndjen veten të lirë, i themi se liria e tij është kallp. Megjithatë, ta gëzojë po të dojë.

Por ata që kanë bindjen politike se pluralizmi politik është jetik, është vendimtar për një komb, për një familje, për një shoqëri që të ecë përpara, duhet të bashkohet me ne. Duhet të bisedojmë, t’i ftojmë. Për ata, Edi Rama është po aq armik po kaq sa për ne.

Ne po bëjmë një luftë për idealet tona, po bëjmë një luftë jo për PD-në, po bëjmë një luftë për Shqipërinë, për pluralizmin politik, për shoqërinë shqiptare. Ky do të jetë edhe lajtmotivi i Kuvendit.

Rëndësi të jashtëzakonshme ka që këtij armiku, që shfaq ndaj nesh armiqësinë më të egër, t’i japim atë që meriton. Të organizojmë në çdo degë dhe kudo, aksione dhe veprime të mosbindjes civile ndër më të fuqishmet,” nënvizoi Berisha.

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...