Banorët deklarojnë se po përballen me vështirësi të shumta ekonomiko-sociale, dhe disa prej tyre deklarojnë se kanë ngelur pa strehim.
“Jam rrugëve fare, te bashkia kam shkuar më kanë thënë po po po, asgjë nuk po bëjnë, po më mbajnë me llafe, me të mirë. Jetesa jonë është 0 fare”, tha një grua.
“Pronarët kërkojnë lekët, ne nuk kemi, ku të shkojmë. Mirë që po ngelim jashtë, por të paguajmë lekët që kemi borxh te pronari”, u shpreh një grua tjetër.
Sakaq mësohet se drejtues të bashkisë së Durrësit u kanë premtuar që javën e ardhshme do të marrë zgjidhje shqetësimi i tyre, ndërsa banorët deklarojnë se do e vijojnë protestën e tyre nëse nuk do të marrin bonusin e qirasë në vazhdim.