Nis plani për betonizimin e Zonave të Mbrojtura, 1 mln euro për infrastrukturën e disa parqeve

Hënë, 26 February 2024 18:52

Nis betonizimi i zonave të mbrojtura vetëm pak ditë pas miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Së fundit, Agjencia Kombëare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur disa tendera me vlerë afërsisht në 1 milionë euro, që parashikojnë ndërhyrje në disa parqe natyrore të vendit.

 

Agjencia ka parashikuar tendera për studimin dhe rivlerësimin e zonave të mbrojtura dhe të listës së monumenteve të natyrës

Me një koordinim thuajse perfekt, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur disa tendera me vlerë afërisht 1 milionë euro për ndërhyrje infrastrukturore në disa nga parqet e e vendit në të njëjtën ditë që maxhoranca e Edi Ramës miratoi në Parlament ndryshimet ligjore që i hapin rrugë betonizimit të perlave të natyrës shqiptare.

Në 22 Shkurt 2024, Agjencia për Mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura shpalli në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike procedurat për shërbime konsulence mbi ndërhyrje infrastrukturore në parkun e Karavastasë, hartimin për menaxhimin e parkut të Liqenit të Shkodrës, atë të Malit të Tomorrit, në Ujërat Termale të Bënjës në Përmet, në Kanionin e Langaricës dhe në zonën e Theth-Valbonës.

Gjithashtu, Agjencia ka parashikuar tendera për studimin dhe rivlerësimin e zonave të mbrojtura dhe të listës së monumenteve të natyrës.

Këto procedura tenderuese, të cilat arrijnë për momentin në 7 të tilla, përllogariten në një vlerë prej mbi 900 milionë lekë të vjetra.

Në seancën e fundit plenare, deputetët e Partisë Socialiste miratuan vetëm me votat e tyre disa ndryshime në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”.

Sipas maxhorancës, këto ndryshime do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së parqeve të mbrojtura. Ndërkohë, opozita dhe shoqëria civile ngritën alarmin se ndryshimet ligjore po i hapin rrugën betonizimit të zonave të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur rezerva për ndryshimet ligjore të iniciuara nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim pas seancës parlamentare, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë deklaroi se do të monitorojë zbatimin e ligjit dhe përputhjen e tij me standartet ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...