Mori të dhënat e TIMS, Ervin Muça me bashkëpunëtorë

E mërkurë, 10 Prill 2024 17:04

Detaje të reja zbardhen nga skandali me drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit Ervin Muça ndaj të cilin u caktua arrest shtëpie.

Ai ndërhyri në të dhënat e sistemit TIMS duke i shkarkuar në kompjuterin e tij privat, mesnatën e 2 gushtit 2023. 

 

Autoritetet e drejtësisë si AMP, Prokuroria e Ministria e Brendshme bënë ping-pong me rastin, teksa thellimi i hetimeve me insistimin e përfaqësuesve të SHBA si dhe ekspertizën e dhënë nga SPAK, çuan në zbardhjen e ngjarjes, por jo të të gjithë përgjegjësve.

Detaje të reja zbardhen nga hetimet për drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit Ervin Muça ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Nga të dhënat hetimore, rezulton se Ervin Muça ka shkuar në Drejtorin që drejtonte me seli në rrugën “Mine Peza” ku ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara pak pas mesnate në 2 gusht të 2023.

Pasi ka kopjuar të dhënat, në prezencë edhe të një personi tjetër, për të cilat nuk dihet se cili ka qenë interesi i tij, i ka hedhur ato në kompjuterin personal.

Sinjalizimi u dha nga punonjës të drejtorisë që konstatuan ndërhyrjen, duke çuar emaile në thuajse të gjitha strukturat e shtetit dhe medias.

Fillimisht kjo ndërhyrje është mohuar nga e gjithë kupola e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme, madje duke tentuar që të fshihen gjurmët dhe provat për këtë ndërhyrje. Për ti paraprirë hetimeve të prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer një raport hetimi paraprak, duke rënditur të dhëna për të fshehur këtë ndërhyrje, e më pas ky referim që i lihej prokurorisë për vlerësim, pra jo kallëzim, u dorëzua në organin e akuzës pas insistimit të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por në raportin e dorëzuar në Prokurori, mungojnë shumë të dhëna që zbulonin skandalin, ndaj Prokuroria vetëm një muaj pas dorëzimit të raportit e ka rikthyer sërish atë në Ministrinë e Brendshme duke kërkuar plotësimin e tij me prova shtesë. Kanë qenë pikërisht këto prova shtesë, për të cilat Ministria e Brendshme u detyrua që ti dorëzojë në organin hetues, që konfirmuan skandalin.

Fillimisht u arrit që nëpërmjet kamerave të sigurisë, të konfirmohej vajtja e Ervin Muçës pak pas mesnate dhe duke përdorur pin-in e një prej punonjësve hyri në godinë duke ndërhyrë më pas në sistem për eksportimin e të gjithë të dhënave të sistemit, në një pajisje private.

Kjo ndërhyrje, e fshehur fillimisht nga hetimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u zbulua nga marrja e provave shtesë, por ende prokuroria nuk ka konkluduar për qëllimin e abuzimit me të dhënat e TIMS, apo cilët janë personat e tjerë të përfshirë në këtë skandal.

Fakti penal përforcohet nga një analizim I bërë në laboratorin e Prokurorisë së Posaçme, e cila arriti në konkluzionin se në sistemin sensitive të të dhënave kishte patur ndërhyrje. Kjo nuk është hera e parë, që emri i Ervin Muçës lidhet me abuzimin e të dhënave personale apo informacioneve kaq sensitive.

Ai u vendos nën hetim dhe për nxjerrjen e listë-pagesave të punonjësve, targave e numrave të telefonit, por ndërsa dy vartësit e tij u dënuan minimalisht për abuzimin me këto të dhëna, Muça arriti ti shpëtonte drejtësisë, për tu graduar më pas në pozicion drejtues në Policinë e Shtetit, ku duket se është sërish protagonist i një tjetër skandali e abuzimi me të dhënat e shqiptarëve.

E teksa flitet për filtra në radhët e Policisë, në skedën e Ervin Muçës evidentohen shkelje ligjore që nuk nuk janë deklaruar prej tij ose që kupola të këtë mbyllur sytë.

Muça është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit.

Ligji ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies teksa ai nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin.

Por nuk përfundon këtu. Rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali Ervin Muça është raportuar falsifikim dokumentash dhe përdorim të çertifikatave të rremë ndërsa më 09 shtator 2008 i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...