‘Ky eksponent i grupeve të krimit dhe drogës i dënuar për trafik droge në Mbreterinë e Hollandës, mbahet në detyrë në kundërshtim me ligjin, por natyrisht kundrejt ryshfeteve të majme nga Rama-Manja. Trafikanti Malaveci në kundërshtim me ligjin kishte akses të plotë në sistemin TIMS dhe të dhenat e tij. Delinkenti Malaveci është paditur nga përmbaruesit për falsifikim vulash, stampash, por mbrohet nga Skrapi i Partisë’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Trafikanti Malaveci në krye te Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Shqiptarë.
Ky eksponent i grupeve të krimit dhe drogës i dënuar për trafik droge në Mbreterinë e Hollandës, mbahet në detyrë në kundërshtim me ligjin, por natyrisht kundrejt ryshfeteve të majme nga Rama-Manja.
Trafikanti Malaveci në kundërshtim me ligjin kishte akses të plotë në sistemin TIMS dhe të dhenat e tij. Delinkenti Malaveci është paditur nga përmbaruesit për falsifikim vulash, stampash, por mbrohet nga Skrapi i Partisë.
Për më shumë për figuren e këtij bosi delinkuent që mbrohet nga Rama- Manja dhe narkodrejtësia e tyre lexoni artikullin e më poshtem
——-
Skandali me TIMS/ Kush është Tedi Malaveci me akses të pakufizuar në sistem
Hetimi i nisur në prokurorinë e Tiranës, lidhur me skandalin e klonimit të të dhënave personale të gjithë Shqiptarëve në sistemin kufitar TIMS, pritet të shtrihet dhe tek drejtuesit e lartë të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Shqiptarë.
Kryetari i kësaj dhome, Tedi Malaveci, është vënë në qendër të skandalit për ndërhyrje të pa autorizuar në TIMS dhe vjedhjen e të dhënave kompjuterike të mijëra Shqiptarëve.
Malaveci, besohet se ka pasur akses në shumë skedarë informacioni në TIMS, dhe për këtë qasje ai është bërë pjesë e një verifikimi të posaçëm nga Prokuroria e Tiranës dhe Komisioni Parlamentar Hetimor.
Kryetari i Dhomës së Përmbaruesve Shqiptarë, sipas dokumenteve të servirur në Komision Hetimor, të cilat më pas do bëhen pjesë e fashikullit hetimor në prokurori, ka pasur akses të plotë në TIMS, duke bllokuar njëherësh aksesin e policisë për të dhënat e veta, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Nuk dihet se me çfarë motivacioni, e ka justifikuar Ervin Muça qasjen e Tedi Malavecit në sistemin kompjuterik TIMS, i cili është një person që nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit apo qoftë dhe me një polic të thjeshtë.
Që nga momenti që në dokumente ka dalë emri i Tedi Malavecit, bashkëjetueses së tij, Aida Jaupllari, bashkëpunëtorëve Nevila Xoxe dhe Rone Veizaj, shumë pyetje janë ngritur nga grupi i hetimit mbi Kryetarin e Dhomës Kombëtare të Përbaruesve.
Përse i duhej aksesi Tedi Malavecit, tek të dhënat e qytetarëve të Shqiptarëve? A e ka përdorur Tedi Malaveci këtë akses në TIMS, si shantazh dhe ndaj kujt personi?
Dhe dyshimet më të forta të hetuesve janë se nëse përmes këtij aksesi të palimituar në TIMS, Malaveci mund të ketë furnizuar me të dhënat dhe informacionet e TIMS, grupe të ndryshme kriminale në vend?
Skandali pritet të hedhë dritë mbi bashkëpunimin dhe interesin që ka pasur ish-drejtori i TIMS, Ervin Muça tashmë i vënë nën hetim dhe i mbyllur në “Arrest shtëpie” me kreun e dhomës së përmbaruesve, Tedi Malaveci.
“Ora Neës” ka mësuar përmes dokumenteve zyrtare të paraqitura në Komisionin Hetimor dhe deklaratat e vetë deputetit Salianji, duke konfirmuar plotësisht se personi që qëndron nga pas, si hije e këtij skandali është Tedi Malaveci.
Dy ditë më parë deputeti Ervin Salianji vendosi të pyesë në Komisionin Hetimor Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Rrumbullaku:
“…nëse kishte dijeni se shtetasi Tedi Spiro Malaveci, që nuk ka asnjë funksion në Policinë e Shtetit, a keni informacion se ka akses apo ka pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS…”?
Rrumbullaku është përgjigjur:
“…zoti kryetar i komisionit, kjo pyetje ka të bëjë me të dhënat sensitive. Kur të vijë këtu personi i radhës do t’ju verë në dispozicion dhe praktikën për të mësuar dhe ju të vërtetën në raport me këtë konstatim. Absolutisht do ta mësoni të vërtetën vetëm pasi të vijë personi i radhës…”.
Tedi Malaveci drejtuesi aktual i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë është një person i dënuar për trafik droge me një vit burg nga gjykata e Utrehtit.
Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 1997 Tedi Malaveci rezulton si një person që është dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë nga Gjykata Qendrore e Utrehtit në Holandë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 Maj 1997 deri në 26 gusht 1997, për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin, Teodor Malaveci.
Pasi ka vuajtur dënimin dhe është ri-atdhetësuar në Shqipëri, Teodor Malaveci, në datën 25 korrik 2003 kryetari i dhomës kombëtare të përmbaruesve, ka ndërruar emrin e tij pranë Zyrës së Gjendjes Civile Njësia 9, duke bërë ndryshimin nga “Teodor Malaveci” në “Tedi Malaveci”.
Ndërkohë në vitin 2003, Malaveci ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës dhe ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar më parë.
Si pasojë e fshehjes së dënimit ai është pranuar në radhët e OPGJ-ve të Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e kohës.
Si pasojë e fshehjes së dënimit ai është pranuar në radhët e OPGJ-ve të Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e kohës.
Aktualisht kundër Tedi Malavecit, është depozituar dhe një kallëzim në SPAK nga Përmbaruesi privat Fatos Alimadhi, i cili kërkon nga prokuroria e Posaçme, ndjekjen penale ndaj Malavecit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.