'Me talljen që po i bën SPAK-ut dhe Altin Dumanit, Veliaj e ka shkelur me këmbë reformën në drejtësi'

Premte, 21 June 2024 13:04
 
 

Nga fjala e z. Belind Këlliçi në protestën kundër korrupsionit që po mbahet përpara bashkisë së Tiranës, protesta e trembëdhjetë në të cilën kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi: Një mirënjohje e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që vijnë në këtë protestë. E cila shënon një rekord evropian. Kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë, përpara zyrës së një hajduti  që jo vetëm ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, por me talljen që ai po i bën SPAK-ut, me poshtërimin që po i bën çdo ditë Altin Dumanit personalisht, ky njeri ka hyrë në historinë tonë si personi që ka shkelur me këmbë  dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi. 

 

Pse miqtë e mi? E dëgjuat para pak javësh të thotë që “takova kolegët e mi në SPAK”?! Në fakt, me sjelljen e tyre, Altin Dumani, Dritan Prençi, prokuroët e SPAK-ut, hetuesit e BKH, po tregojnë se janë punonjës të Ujësjellësit të Tiranës, të kanalizimeve dhe nuk janë prokurorë. Janë vartës të Erion Veliajt dhe nuk janë prokurorë. Çfarë prisni më shumë?!

Këtë javë keni parë sesi Erion Veliaj, paratë e taksapaguesve ia çon gruas së tij, ia çon dajës së gruas së tij. keni parë një kallëzim të ri nga ana e Partisë Demokratike për atë studimin e famshëm të IMC, që Veliaj paguan sot pothuajse trefishin e studimit të Bankës Botërore dhe... çfarë pret më Altin Dumani?!

Altin, dil deklaro! Ose lexon sahatin e ujit aty ku punon, ose je prokuror i shtetit. Ka 170 ditë, kryetari i opozitës që ndodhet në arrest pa fakte, pa prova, pa akuzë, ndërkohë, një bandit si Erion Veliaj, një hajdut ordiner, një plehrë shoqërore, një njeri që më 14 maj vjet krenohej me shtabin e tij elektoral.

Ku i ke sot, drejtuesit e fushatës, Erion Veliaj?!

Ku e ke Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushen, Eglantina Zëren? Ku e ke pjesën tjetër? Kacidhen ku e ke? Erion Rrapajn ku e ke? Ben Malokun ku e ke?!

Pa merak Ben Maloku. Bridhje gjykatave para dy javësh për të intimiduar gjyqtarët për vulën dhe logon e PD-së, po nga demokratët do ta marrësh përgjigjen."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...