Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

E mërkurë, 04 September 2024 11:47
 

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen e të martës (3 shtator).

 

Mësohet se i plagosuri Kastriot Elezi është banor i zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ai ka qenë lokal së bashku me të plagosurin tjetër Ronaldo Metushi duke konsumuar kafe.

Ndërkohë makina e autorëve është afruar dhe njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar. Më pas autorët janë larguar drejt Kamzës aty ku kanë djegur automjetin.

Policia dyshon se shënjestër ka qenë Kastriot Elezi. Sipas policisë Elezi ka precedent në shtetin italian.

NGJARJA

Nga atentati në Don Bosko mbetën të lënduar 45-vjeçari Kastriot Elezi dhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi.

Dy personat kanë qenë duke pirë kafe në verandën e një lokali, kur tre autorët janë shfaqur aty pranë me një makinë, kanë qëlluar dhe janë larguar me shpejtësi. 

Dyshohet se është qëlluar me armë të pajisur me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtënat. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja.

Nga të shtënat, njëri është plagosur në këmbë, ndërsa tjetri në shpatull. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. 

 
 

Nga hetimet paraprake, rezulton se Elezi është person me precedent kriminal. Ai kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte përfunduar dënimin në Itali për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Elezi dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit, ndërsa po shihet e shkuara e të dy të plagosurve për të përcaktuar dhe pistat e hetimit që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale në kryeqytet.

 

DREJTORI I POLICISE TIRANE

Drejtori i policisë së Tiranës tha se kanë pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe kjo do t’i ndihmojë për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

“Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.

Jemi duke analizuar këtë çështje, njëri prej tyre ka precedent penal, por ne jemi duke hetuar për begraundin që këta të plagosur kanë dhe për të studiuar konfliktet që këta mund të kenë, që do jenë edhe pistat e hetimit

Autorët kanë qëlluar nga automjeti. Ne kemi pamjet filmike për mënyrën si ka ndodhur ngjarja dhe kemi një ide me ngjarjen Është probabilitet që të kenë qenë të maskuar”, tha Tonin Vocaj.

Modifikuar më E mërkurë, 04 September 2024 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...