Mbi njëmijë e dyqind qytetarë janë nisur nga Elbasani për protestën e opozitës në Tiranë.
Kryetari i PD së Elbasanit, Himçi, ka denoncuar ndalimin nga policia të aktivistëve të PD së Elbasanit.
“ Ka pasur një problematikë, kryetari i grup seksionit të lagjes 5-maji është shoqëruar në komisariat, Andi Mema, së bashku më katër anëtarë të Partisë Demokratike të Elbasanit. I bëj thirrje drejtorit të policisë së komanduar të mos provokojë demokratët, ta lirojë Andin dhe të mos përsërisin më të tilla metoda presionit”, - tha Himçi për Syri tv.