Tashmë kanë mbetur rreth 30 minuta nga nisja e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen para selisë së PD-së dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pjesëmarrja është masive. Qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre dhe pakënaqësitë nga qeverisja e Ramës për më shumë se një dekadë.
Tanimë pritet që të nisë marshimi drejt godinës së kryeministrisë dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Më herët është raportuar se, pas kryeministrisë protestuesit do të ndalojnë te Bashkia e Tiranës dhe më pas tek ministria e Brendshme.
Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.