Gazi i policisë i hedhur lumë tek bashkia e Tiranës, ka dëmtuar dhjetëra qytetarë.
Mes tyre është dëmtuar rëndë edhe kordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu.
Ky i fundit është shoqëruar nga qytetarët dhe simpatizantë të PD-së duke marrë ndihmën e parë.
Më pas është dërguar në selinë e PD-së, ku sipas komunikimit me të, ndodhet në gjendje më të mirë.