Protesta në PE/ Hoti: Si mund të flasim për demokraci funksionale në Shqipëri kur lideri i opozitës është në burg pa prova e fakte?!

E mërkurë, 23 October 2024 16:56
 

Nga Strasburgu ku ndodhen para Parlamentit Evropian për të sensibilizuar eurodeputetët mbi demokracinë në Shqipëri, deputetja e PD, Elda Hoti tha se vendi ynë tashmë qeveriset nga znjë diktator siç është Rama dhe që ka marrë peng Shqipërinë.

Gjatë një prononcimi dhënë pë gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizaj që po ndjek nga afër ‘protestën’ e ligjvënësve demokratë atje, Hoti u shpreh se përgjimet nga SKY treguan se vendim-marrësit në Shqipëri janë bandat kriminale, që sipas saj udhëhiqen nga Rama.

Për ligjvënësen demokrate, është e pamundur të flasësh për demokraci funksionale në Shqipëri kur lideri i opozitës, Sali Berisha, deputeti Salianji dhe ish-presidenti Ilir Meta, janë burg dhe me dosje të stisura politikisht, pa prova e fakte.

Hoti nga Strasburgu paralajmëroi protestën e radhës së mosbindjes civile, që do të mbahet pasditen e 29 tetorit në Tiranë.

Shqipëria sot qeveriset nga një diktator si Rama që ka marrë peng vendin, që u pa te përgjimet Sky, që vendosin bandat kriminale se  kush do bëhet deputet kush do qeverisë institucionet. Bandat e krimit të organizuar kanë marrë peng shqiptarët e vendin, Rama që e ka degraduar Shqipërinë.

Kemi thirrur protestën e radhës më 29 tetor me mosbindje civile. Rama paraqet një Shqipëri ndryshe, s’e kemi demokraci funksionale. Si të flasim për demokraci funksionale në Shqipëri kur kemi liderin e opozitës në burg pa fakte e prova, kur ka denoncuar korrupsionin në vend. Si të flasim për demokraci kur deputeti Ervin Salianji është në burg. Kur ish –presidenti arrestohet sikur të ishte mafioz e bandit, ndërsa bandat e kriminelët njoftohen e ikin nga Shqipëria.

Qytetarët ikin duke rrezikuar veten me gomone nga ky regjim. Jemi këtu për çdo padrejtësi ndaj çdo shqiptari e për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët për atë që po ndodh në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...