Ilir Meta në burg për firmën e Ramës - Hetimet me dy standarde të SPAK

E Enjte, 24 October 2024 17:24
 

Në të paktën dy episode, për të cilat Ilir Meta u arrestua dhunshëm nga SPAK, rezulton i implikuar dhe Kryeministri Edi Rama. Ligji i minierave i vitit 2014, që sipas SPAK u miratua me lobimin e Monika Kryemadhit, rezulton se u propozua në kuvend nga deputetja socialiste Esmeralda Shkjau ndërsa u mbrojt në një fjalim të gjatë nga Edi Rama në Kuvend. Episodi i dytë është ai i projektit të shtrimi të fibrave optike nga kompania e biznesmenit Adrian Shatku, ku këtij të fundit Monika Kryemadhi i shkruan në një mesazh se Edi Rama kërkonte që projekti të bëhej urgjentisht, duke firmosur më pas çdo vendimmarrje. Për të dyja këto episode, SPAK ka shmangur hetimin e Edi Ramës, ndërsa për firmat e tij ka rrëmbyer dhe mban në burg Ilir Metën.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua në mënyrë të dhunshme nga SPAK, duke ngritur tre akuza në kohën që mbante postin e kryetarit të Kuvendit në bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Në një prej akuzave, SPAK pretendon se deputetja Monika Kryemadhi kishte lobuar për një ligj për minierat në vend dhe në këmbim do të merrte një vilë, e cila në fund nuk rezulton të jetë marrë. Mirëpo e vërteta e miratimit të këtij projektligji qëndron krejt ndryshe. Nga verifikimi i axhendës së kohës së Kuvendit, rezulton se projektligji nuk është propozuar nga nga Monika Kryemadhi dhe as nga LSI-ja. Ligj që më parë kishte marrë edhe bekimin e qeverisë së drejtuar nga EdI Rama ishte propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkaju. Dhe si ligj ekskluziv i Këshillit të Ministrave, diskutimi I tij është mbrojtur personalisht nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë deklaronte nga foltorja e Kuvendit se do ky ligj i qeverisë do të ndante dy epona për minierat e vendit.

Pas fjalimit të Edi Ramës në 9 tetor 2014, ligji u miratua me votat e deputetëve socialist. Edhe njëherë SPAK, ka anashkaluar totalisht emrin e kryeministrit Edi Rama si propozues, mbrojtës dhe miratues të këtij ligji dhe në fund për të ka akuzuar Ilir Metën. Një tjetër episod tjetër I ngjashëm është vendimi për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit të transferimit të thirrjeve telefonike. Edhe në këtë rast, SPAK ka anashkalur rolin dhe vendimet personale të kryeministrit Edi Rama dhe për të ka akuzuar sërish Ilir Metën. Në dosjen e SPAK gjendet mesazhi që Monika Kryemadhi I ka dërguar sipërmarrësit Adrian Shatku. E në këtë mesazh konfirmohet se projekti ka marrë konfirmimin e Edi Ramës.

Në datën 11 tetor 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adriani Shatkut se ishte takuar me Ramën dhe a ii kishte thënë ta bënin urgjentisht, por nga mesazhet nuk del e qartë se për çfarë bëhet fjalë. Adriani i përgjigjet se ky ishte lajmi më i mirë i vitit.  

Për këtë episod SPAK akuzon Monika Kryemadhin, ku në fakt, siç provohet edhe nga dosja hetimore, e gjithë vendimmarrja ka qenë e kryeministrit EdI Rama. këto që shikoni në ekran, janë vendimet e Këshillit të Ministrave dhe KKT-së së drejtuar nga Edi Rama, që ka miratuar dhe i hapi rrugë projektit. Pra të paktën në këto dy episode del qartë se personi kyç për miratimin e ligjit dhe të projektit të fibrave është kryeministri Edi Rama, të cilën SPAK as ka guxuar ta marrë në pyetje e jo më ta vendos para përgjegjësisë, por për këto firma të kreut të ekzekutivit, sot akuzohet Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...