Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” denoncimin e një qytetari digjital, ku shkruan se administratorja e Plarent Ndrecës emërohet Gjyqtare në Elbasan pa bërë asnjë ditë pune në jetën e saj.
“Drejtësia e re! Turpi i kohës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Administratorja e Plarent Ndreces emerohet Gjyqtare ne Elbasan, Ina Yzellari pa bere asnje dite pune ne jeten e saj emerohet Gjyqtare.. ne cv e saj nuk e ka shenuar qe ka qene administratore ne nje firme ligjore qe perkon si firma e hajdutit Plarent Ndreca”, -shkruan Berisha.


