Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të mos ndërsejë ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, kundër protestuesve në mosbindjen e tyre civile të radhës që do të zhvillohet ditën e nesërme.
‘Mos guxo të ndërsesh bastardin e familjes Hoxha dhe narko-komisarin ndaj protestuesve’, theksoi Bersha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën.
Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.
Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim.
Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po.
Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti.