Deputeti i PD, Edmond Spaho tha se së bashku me qytetarët është goditur nga Policia, e cila kishte prani të madhe edhe të civilëve.
Sipas Spahos, Policia ndërhyri dhunshëm për të shpërndarë protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa prezentë aty ishin edhe civilë, që sipas tij tshfaqën agresivitet.
‘Vendosi të ndërhyjë e FNSH, rrethuan protestuesit, kishte dhe punonjës civil që ishin më të egër ndaj nesh, pati konfrontim. Patjetër që kishte dhunë. Këta që ishin civilë ishin më agresivë dhe na goditën. Njerëzit u përgjigjën me aq sa kishim mundësi, duart ndaj janë. Njëri nga civilët më goditi, dukej që ishte bandit, rrugaç në shërbim të regjimit.
I kemi lajmëruar 3 orë, mos provokoni njerëzit. Kemi qenë të mirëkuptueshëm për ambulancat dhe njerëzit që kishin halle. Nuk është se pati paralajmërim, njoftuan FNSH që rrethuan protestuesit e nisi përleshja me ta. Na detyruan të hapej rruga. Nuk kanë për të na trembur e largojnë nga rruga jonë. Do intensifikohet protesta, aq më shumë na shtohet këmbëngulja që të arrijmë qeverinë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.