Berisha: Sot, kërkohet nga çdo qytetar i Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë

Hënë, 25 November 2024 19:26
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit që të ngrihen dhe të shpëtojnë Shqipërinë.

‘Sot, kërkohet nga çdo qytetar dhe qytetare e Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë’, theksoi Berisha në 112 vjetorin e ngritjes së flamurit në qytetin e Elbasanit. 

 

Berisha: Kur analizon rrethanat në të cilat ata burra të mençur morën këtë vendim, vizioni i tyre, guximi i tyre me të vërtetë të duken epikë. Ndaj dhe ne, përulemi me nderim të madh sot para tyre.

Elbasani jo në një, por në disa drejtime themelore ishte dhe do bëhej djepi i shqiptarizmit. Alfabeti që u votua në Manastir fluturoi në Elbasan në shkollën, Normalen e këtij qyteti, universitetin e parë të shqiptarëve. Por, me mbledhjen e kësaj elite intelektuale, por dhe të klerikëve patriotë të besimeve fetare të këtij qyteti.

 

Elbasani u shndërrua në djepin e zhvillimeve të mëdha të mëvonshme të bashkësisë islamike, vendimet e së cilës janë të një rëndësie historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Shprehin në mënyrën më të mrekullueshme shpirtin, besimin e shqiptarëve.

Komisia e Elbasanit për gjuhën ishte një tjetër akt madhor i këtij qyteti dhe elitës shqiptare që u bashkua aty, në të cilën u përcaktuan orientimet më të drejta, apo u bë hapi i dytë më madhor pas alfabetit për bashkimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre.

Të dashur miq, kontributi i Elbasanit në histori në të gjitha kohërat është një kontribut i madh. Unë kam besim se ky qytet i bekuar, edhe në këtë kohë që ne përjetojmë një diktaturë, po t’i them shfarosëse, me të drejtë tjerëve kjo fjalë mund t’ju vrasë veshin.

Por realiteti është ky. Një komb që ka njohur ën shekuj e mijëvjeçarë dhjetëra pushtime, nuk ekziston asnjë pushtim tjetër si ky që, në 10 vite të ketë larguar nga Shqipëria 40% të popullit shqiptar.

Në këtë aspekt, kjo ngjarje që sot kremtojmë duhet të jetë një frymëzim i madh për ne, sikundër ata burra në kushtet më të vështira vendosën të valëvisin flamurin kombëtar.

Sot, kërkohet nga çdo qytetar dhe qytetare e Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo politikë e cila po shkatërron qënien, identitetin tonë kombëtar.

Kundër kësaj diktature, më e keqja në historinë në kuptimin e asaj, që diktaturat e bandave janë vlerësuar nga historianët si më të këqijat, sepse ato nuk ndjekin asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, përveçse përroi psiqik të diktatorit.

Beteja që zhvillojmë sot është një kauzë e drejtë, është një kauzë e cila do fitojë.

Në rast se rikthehemi bashkë një vit më parë, dy vite më parë, apo qoftë edhe 6 muaj më parë do shohim se në kalvarin që i imponua.

Modifikuar më Hënë, 25 November 2024 19:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...