Trump synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, por kush është gjenerali që iu besua ky mision

Premte, 29 November 2024 17:45
 

President i ardhshëm amerikan, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka nominuar ish-gjeneralin, Keith Kellogg si të dërguarin e posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë.

“Keith ka pasur një karrierë të shquar në ushtri dhe biznes dhe ka shërbyer në role shumë të ndjeshme lidhur me sigurinë kombëtare gjatë administratës time të parë. Ai ka qenë me mua që nga fillimi! Së bashku, do të sigurojmë paqe përmes fuqisë dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën sërish të sigurtë”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social. 

Aktualisht nuk ekziston një i dërguar i posaçëm për luftën në Ukrainë, por 78-vjeçari ka shprehur interesim për krijimin e këtij posti.

Kush është Keith Kellogg?

Keith Kellogg (80 vjeç), një gjeneral në pension, ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trumpit si shef i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe si këshilltar për sigurinë kombëtare të nënpresidentit të atëhershëm, Mike Pence.

Trump ka premtuar më herët t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, duke përdorur marrëdhëniet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, ky qëndrim ka ngritur shqetësime midis mbështetësve të Kievit, të cilët druhen se presidenti mund të negociojë një marrëveshje që do të lëshonte territore ukrainase Rusisë ose do të rrezikonte sigurinë e ardhshme të Ukrainës.

Cili është plani i Kellogg-ut?

Sipas raportimeve të reuters, plani i Kelloggut për t’i dhënë fund luftës, i paraqitur Trumpit në muajin korrik, përfshin:

Kushte për ndihmë ushtarake: Ukraina do të merrte armë shtesë amerikane vetëm nëse pranon të angazhohet në negociata paqësore me Rusinë;

Presion ndaj Rusisë: SHBA do ta paralajmëronte Rusinë se, nëse refuzon të negociojë, Uashingtoni do të rrisë mbështetjen për Kievin;

Ngrirja e vijës së frontit: Linjat aktuale të frontit do të “ngrihen” në pozitat e tyre aktuale, një propozim i refuzuar deri më tani nga të dyja palët;

Anëtarësimi në NATO: Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të hiqej nga diskutimet, të paktën për një të ardhme të afërt.

Ky plan është i diskutueshëm, pasi do t’i jepte Rusisë kontroll të pakontestuar mbi disa pjesë të Ukrainës lindore për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Për më tepër, disa republikanë, veçanërisht në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të kundërshtojnë një rritje të ndihmës për Ukrainën. Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...