Berisha surprizon shqiptarët e Michiganit, ju uron 28 nëntorin në koncertin e 'Elita 5'

Diel, 01 December 2024 13:40
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur shqiptarët e Michiganit​ që ishin mbledhur që të festonin festën e Flamurit shqiptar, 28 nëntorin, bashkë me grupin e këngëtarëve shqiptarë të “Elita 5”.

Gjatë fjalës së tij ai tha se “Shqipëria sot ka nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen dhe ndihmën tuaj, nuk është fjale për të mbështetur një forcë politike kësaj radhe është fjala për të firmosur ndryshimin. Për të ndaluar një hemorragji të tmerrshme, një spastrim etnik, në të cilin Shqipëria nga 2014 – 2023 ka humbur si në një gjenocid 40 për qind të popullatës për shkak të zbatimit pikë për pikë nga narkoqeveria e Tiranës të doktrinës së Vaso Çubrilloviqit”.

Berisha: të dashur bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë të mi në Miçigan që festojnë sonte së bashku ditëlindjen e re të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj nga zemra gëzuar këtë festë. Përulem me mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush. Secilit prej jush, udhëheqësve shpirtërorë të komuniteteve fetare të Michiganit por edhe të mbarë Shteteve të Bashkuara kudo që janë. Dhe ju ftoi që në lartësinë e rolit tuaj të madh historik të bëni gjithçka për të firmosur ndryshimin në Shqipëri. Ju keni një nderim të veçantë ne zgjedhjet e fundit në SHBA, ju votuat masivisht për dinjitetin njeriut, identitetin e tij, familjen dhe vlerat e saj, besimin hyjnor te njeriut, votuat për Presidentin Trump,

Shqipëria sot ka nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen dhe ndihmën tuaj, nuk është fjale për të mbështetur një forcë politike kësaj radhe është fjala për të firmosur ndryshimin. Për të ndaluar një hemorragji të tmerrshme, një spastrim etnik, në të cilin Shqipëria nga 2014 – 2023 ka humbur si në një gjenocid 40 për qind të popullatës për shkak të zbatimit pikë për pikë nga narkoqeveria e Tiranës të doktrinës së Vaso Çubrilloviqit. Këto zgjedhje pra janë ekzistenciale për vendin dhe kombin.

Shqiptarët në diasporë, veçanërisht në SHBA kanë patur gjithnjë një rol të dorës së parë në lirimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Kësaj here jeni të thirrur të bëni çdo përpjekje për të marre pjesë në këto zgjedhje në mënyrë që të jetë vota juaj e lirë ajo që të firmosë rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Rikthimin e normalitetit, shpresës, besimit, të ardhmes te ky vend i bekuar.

Gëzuar edhe njëherë nga zemra ditën e flamurit. Ditën e Pavarësisë kombëtare.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...