Zhdukja e Prengës në resortin e Altin Hajrit/ Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës!

Diel, 01 December 2024 21:55
 

Lideri demokrat Sali Berisha ngre dyshime të forta mbi vrasjen e 50-vjeçarit në Ndroq, në një lokal në këtë njësi administrative në Tiranë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar edhe një pjesë nga dosja me përgjimet e Sky Ecc, mes ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe kreut të narkotrafikut, Altin Hajri në Shijak. 

Ka qenë pikërisht ndërhyrja e këtij të fundit ndaj ish-ligjvënësit të Ramës, për të liruar nga burgu kunatin e tij, Julian Gjoshi pasi ishte arrestuar nga Shqiponjat për armëmbajtje pa leje në Janar të 2021.

 

Sipas Berishës, personi që u ekzekutua sot nga vrasësi i liruar nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jan Prengës.

Viktima në Ndroq, sipas kryedemokratit Berisha, ishte dëshmitar në copëtimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit, që ishte vënë sekuestro por që më vonë u hoq, pa u ankimuar nga SPAK.

‘Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”, thuhet në reagimin e Berishës.

Statusi

Lidhja Dumani-Hajri

Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”

Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!

“Kunati im është kapur me pistoletë... Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre... Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!

Personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...