Berisha: Organizata e Ramës, drejt shkërmoqjes! PD po bën gjithçka, ecim të sigurt drejt fitores

E Enjte, 05 December 2024 18:49
 

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhejs me drejtuesit e qarqeve në selinë blu, tha se Rama i frikësohet ballafaqimit në Kuvend, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi për interpelancë.

Sipas Berishës, e gjithë bota e krimit është ringjallur përmes platformave të komunikimit enrochat dhe Matrix, ku personazhi kryesor është Rama.

Teksa e cilësoi qeverinë Rama, një organizatë në shkërmoqje, tha se PD po bën gjithçka pë rtë ecur e sigurtë drejt fitores së ardhshme.

Berisha: Do të shkoj në takime me diasporën, por puna më e madhe do të përqendrohet këtu, brenda vendit

Mendoj se, interpelanca që z.Bardhi i kërkoi është një detyrim kushtetues, por Edi Rama tashmë ka frikë të ballafaqohet. Nuk ka më aftësi ballafaqimi.

Ka tmerr sepse, është ringjall bota e krimit në Enchrochat, Matrix. Se doli dhe një tjetër tani, së fundmi, dihet që ky është personazhi më kryesor ua them unë, ndaj dhe ajo është një deklaratë e një njeriu të rrënuar nga ana psikike.

Pyetje: Keni një datë për protesta?
Berisha: Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme.

Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë.

Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes.

Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti.

Pyetje: Z.Berisha, do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor nga Qytet Studenti në drejtim të godinës së Kryeministrisë?
Berisha: Do ketë një marshim, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor, dhe e kanë të rinjtë.

Pyetje: Ju do i bashkoheni?
Berisha: Kudo që janë, unë jam me ta.

Pyetje: Z.Berisha, sot theksin thuaj e vendosët tek vota e diasporës. Kur do e shohim z.Berisha me diasporën në të gjithë botën?
BerishaPo, do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. Por t’ju them atë që duhet, se duhet një punë shumë intensive këtu brenda, pavarësisht se konstruenca e shqiptarëve jashtë është planeti, por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme.
Pra, po përpiqemi të bëjmë maksiomumin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme. E them këtu. Ne nuk i bazojmë në salltanete dhe pompa, sepse ato janë aktivitete të cilat pala i bën duke shpenzuar shumë kolosale të taksapaguesve, por qoftë edhe të emigrantëve.

Dhe, së dyti, ju e patë fushata e fundit, të themi atë që është, ajo që u rrëzua në fushatën e fundit në SHBA-të ishte luksi dhe elita e shkëputur nga qytetarët. Sepse duhet gjithnjë të nxirren mësime nga fushtata elektorale amerikane, është fushata frymëzuese për gjithë botën.

Pyetje: Z.Berisha, në qoftë se për diasporën kërkon kohë, po për turin e takimeve brenda vendit kur do i filloni, pas vitit të ri, apo para?
Berisha: Jo, para vitit të ri do të fillojnë, pa diskutim.

Pyetje: Z.Berisha, pse në fjalën tuaj thatë se: balta e këpucëve është më e rëndësishme se akulli i ekraneve. A i bëtë thirrje drejtuesve politikë të zbresin në terren? Keni pakënaqësi, apo...
Berisha: Jo, nuk thashë pakënaqësi, por thashë se, shumë reale ajo që thatë. Asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa takimi në shtëpi, në dhomë, në kafe me qytetarin. Është e pazëvendësueshme ajo, dhe ne këtë duhet të bëjmë.

Është e faktuar. Takimi me qytetarët është çelësi i fitores.

Faleminderit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...