Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me kontrollet që janë bërë në shtëpinë e Erion Veliajt dhe zyrat e fondacionit ‘Harabel’ nën pronësinë e Ajola Xoxës.
Sipas SPAK, ka nisur një procedim penal ndaj Veliajt dhe janë bërë veprimet hetimor në kuadër të kësaj çështje.
Reagimi i SPAK për mediat:
Përshëndetje,
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.
Faleminderit për mirëkuptimin.