Lideri i opozitës Sali Berisha i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv, i pyetur nga moderatori Flavio Qarri nëse është ndjerë i tradhëtuar ndonjëherë, tha se nuk mund ti mohosh tjetrit zgjedhjen...
Sali Berisha: Çfarë ti bëjë Sali Berisha Flavio, që zoti e bëri dashurinë, e bëri edhe tradhtinë. Me të plotfuqishmin nuk luftohet. Ai thotë që e dyta nuk duhet të ndodhë, por ja që ndodh.
Flavio Qarri: Ka ndonjë që ju ka lënduar, personalisht, jo vetëm politikisht.
Sali Berisha: Ka, sigurisht mund të ketë. Por nuk duhet të harrojmë kurrë se thelbi i lirisë është zgjedhja. Duhet luajaliteti, sigurisht duhet luajaliteti. Por ti nuk mund ti mohosh tjetrit zgjedhjen. Ai bën një zgjedhje dhe në fakt po ta analizosh lirinë, në qoftë se i heq zgjedhjet si thelbin e saj ajo mbetet zbrazëtirë, mbetet shkretëtirë. Kështu që edhe kaq shumë zemërim se...keqardhje ndjen. Por në kuadrin e kësaj që liria ka thelb zgjedhjen. E padëshirushme është por është fenomen që ndodh, njerëzor.