Berisha: SPAK-u është Skapi i partisë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai do vet

E mërkurë, 11 December 2024 22:44
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar akuzat drejt SPAK duke e quajtur edhe njëherë si ‘Skapi i partisë’.

Në mbledhjen me Kolegjin e kryetarëve të degëve dhe drejtuesit politik në qarqe, Berisha theksoi se ‘se është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai do vet’. 

Berisha: Në qoftë se, ka patur njerëz, politikë sigurisht, në qoftë se, ka patur forcë politike që iu desh të kalojë një provë të ekzistencës, apo të mos ekzistencës së saj të vështirë, kjo është PD, e cila në një kalvar triumfoi më e fortë, më e fuqishme se kurrë, dhe triumfoi për faktin e vetëm se mbroi me guxim padiskutim një kauzë të drejtë. Mbrojtim em guxim ato vlera që janë sa hyjnore, aq dhe tokësore për njerëzit e lirë në mbarë botë, për forcat konservatore në mbarë botën.

Një mirënjohje të madhe edhe për partitë simotra të Eurpës, Amerikës, Azisë, Afrikës, e gjitha vendeve të botës, të cilat me rezolutat që votuan ndërkombëtarizuan me shpejtësi të rrufeshme kauzën tonë, betejën tonë. Dhe ofruan, shprehën mbështetje pa kushte, në kuptimin e asaj që reolutat e votuara prej tyre janë radiografia më besnike e narkoshtetit të Edi Ramës, por edhe e qëndresës së PD kundër këtij narkoshteti.

Të nderuar drejtues të PD, drejtues të qarqeve, degëve, kjo situatë në të cilën ne erdhëm, kjo shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet tona.

Shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet në mënyrë që ne, në kushtet e reja të krijuara, për të mos thënë pastaj në kushtet që, ana kundërshtare është çdo ditë që kalon në damkosje më të madhe. Dhe kjo është një meritë tjetër, ua them unë ju, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e opozitarizmit që ne bëmë.

Me gjithë këtë opozitarizëm, me gjithë ëktë transparencë, me gjithë të vërtetat e mëdha që ne iu paraqitëm shqiptarëve, përsëri drejtësia e kontrolluar qendron e paralizuar.

Por mitet që ngrihen mbi gënjeshtrën, nuk duhet të na trembin kurrë.

SPAK-u është Skapi i partisë, më shumë se kurrë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai don vet.

Kur dëgjon rëndomë njerëz që thonë: po arreston ministra, në një kohë kur nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë, kurrë gjer sot, asnjë të veçantë. Imagjinoni ju, si ngritet miti i mashtrimit, miti mbi gënjeshtrën e mashtrimit.

Ka arrestuar ish-ministra që i ka hequr Edi Rama. Përkundrazi, ajo që po zhvillohet këto ditë është turpi më i madh.

Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, e nxjerrin pa i treguar një mandat dhe asgjë. E zvarrisin në rrugë, e godasin tek kthehej në punë. Kurse, Velica i le tek dera dy orë, gjersa ultimatumet e Alban Dabullës shkojnë tek Edi Rama, se mezi shkuan: që po guxove një qime t’i prekësh Erion Velisë, do të nxjerr dosjen e Olsi Ramës, të Xibrakës. Është e vërteta.

Shkuan në galeri, çfarë nuk gjetën atje. Arka me fatura. Po çfarë faturash thoni ju?

Fatura 300 mijëshe, fatura 500 mijëshe, fatura të pafundme. Po, po, dhe tani përpiqen t’i japin rrugës, nuk dinë ku t’i çojnë, përveç 220 mijë euro që përpiqen t’i korrigjojnë, t’i bëjnë 20 mijë. Salloni i masazhit me tajlandezë, etj.

Pra, edhe kjo ka qenë një sukses i yni. Sepse ne, kemi bërë detyrën, asgjë më shumë, por ama i kemi bërë, nuk kemi futur gjë në sirtar ne, ua kemi plasur në fytyrë mbarë shqiptarëve, dhe kjo ka bërë që ata të përiqen të tregojnë sikur po bëjnë diçka.

Në këtë rrethanë, kur narkoshteti është më i diskretituar se kurrë, kur faktoi se ndenjat e këtyre njerëzve për qytetarët shqiptarë janë përçmimi, janë urrejtja.

T’u marrin taksa shqiptarëve 8.2 miliardë euro, dhe prej këtyre taksave t’u japin pensionistëve 16 milionë euro, t’u japin të rinjve asnjë qindarkë, t’u japin fermërëve që janë 40% e popullatës 44 milionë euro. Nuk mund të ketë cinizëm dhe injorim më të madh ky që iu bën qytetarëve të vendit tënd.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...