Berisha: Ju garantoj se në qeverisjen e ardhshme, qytetarët shqiptarë do kenë rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon

Saturday, 14 December 2024 19:50
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me pensionistët në Elbasan, ku kritikoi ashpër qeverinë për neglizhencën ndaj shtresave më të prekura të shoqërisë. Në fjalën e tij, ai akuzoi kabinetin qeveritar për shpërdorimin e fondeve publike dhe për përqendrimin e buxhetit në projekte që favorizojnë korrupsionin dhe klientelizmin.

Berisha vuri në dukje gjendjen e rënduar të pensionistëve dhe fermerëve, të cilët, sipas tij, përballen me varfëri ekstreme dhe mungesë mbështetjeje nga shteti. Ai premtoi rritje të ndjeshme të rrogave dhe pensioneve, duke theksuar nevojën për përshkallëzim të çmimeve të energjisë dhe shërbimeve bazë, për të lehtësuar barrën financiare mbi qytetarët. Lideri i opozitës kërkoi bashkim dhe veprim të koordinuar për të sjellë ndryshimin, duke premtuar paga dhe pensione më të larta se ato në vendet e rajonit. Ai e cilësoi qeverinë aktuale si një regjim të pandjeshëm dhe të verbuar nga korrupsioni, duke kërkuar një front të përbashkët për ta larguar atë nga pushteti.

FJALA E BERISHËS:

Ky regjim në raport me qytetarin është një shfrytëzues i egër.
Po si mund të pranosh një gjë të tillë si kryeministër, kur e di se mbledh gjithsej 8 milionë, se i ke ulur vetë taksat, dhe tani shkon e investon për to? Kjo nuk bëhet kurrë. Kjo është njëlloj si Hoxha që ndërtonte bunkere dhe shtrini qafën juve, thoshte.
Pra, kjo politikë merr fund.
Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro si fillim, rrogën mesatare 1200 euro.
Nuk mundet kurrë që pensionisti të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguan rrogëmesmi dhe rrogëlarti.
Sot çdo pensionist paguan energjinë njësoj si ata që marrin 7 mijë euro në shtet.
Nuk ka mundësi kurrë. 
Ne do bëjmë përshkallëzim, proporcionim të plotë të energjisë, të ujit dhe shërbimeve.
Në këtë mënyrë me një ndërhyrje emergjente ne besojmë se do lehtësojmë dhmbjet e kësaj skamje që ka krijuar qëndrimi i qeverisë me rrogat dhe pensionet.
Natyrisht ne e kemi pasur dhe e mbajtëm, do e kemi dhe do e mbajmë, si qëllim që shqiptarët të jenë më të paguarit në rajon.
Ju garantoj se në qeverisjen e ardhshme, qytetarët shqiptarë do kenë rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon.
Por kjo kërkon të bëjmë shumë punë, kërkon që të diskutojmë me njëri-tjetrin, kërkon që të krijojmë një front.
Më thoni mua çfarë e lidh pensionistin socialist me Edi Ramën sot? 
Unë ua thashë me sinqeritet, po u vij në mbledhjen e grupit parlamentar, po si mund të diskutoni ju 16 milionë euro në një buxhet 8.2 miliardë, t’u lini 800 mijë qytetarëve vetëm 16 milionë euro. Ka gjë më të turpshme se kjo, a keni prindër ju, a keni zgjedhës ju, këtë do u thoja. Si mund të votoni një gjë të tillë? Po këta shohin vetëm pasurimin e tyre.
Ky qëndrim gjakftohtë ndaj 800 mijë qytetarëve nuk mund të mbahet vetëm kur vjedhja të ka verbuar.
Po kështu fermerët janë 35-40 përqind e shoqërisë sonë. Asnjë ndihmë. 44 milionë. Japin 20 ërqind të prodhimit bruto. Në buxhet u janë lënë 44 milionë. 
Ato 44 milionë, dy të tretat ua vjedh administrata, ju garantoj, është e studiuar.
Edhe ato 140 milionë që i merrnin nga BE,i vodhën dhe BE i ndaloi. Njeriu përgjegjës për to është këshilltare kryesore e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...